PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PËRMBARIMIT GJYQËSOR
Ligji nr. 8730, datë 18 janar 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 27 tetor 2016.
- Numri
- 8730
- Data e miratimit
- 18 janar 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 5 shkurt 2001
- Hyn në fuqi
- 20 shkurt 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 2001-02-05
LIGJ
Nr.8730, datë 18.1.2001
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PËRMBARIMIT GJYQËSOR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton:
a) rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor;
b) kriteret që duhet të përmbushin shtetasit që të emërohen përmbarues gjyqësorë;
c) statusin dhe procedimin disiplinor të përmbaruesit gjyqësor;
ç) marrëdhëniet me institucionet shtetërore dhe me subjektet e tjera publike dhe private.
Neni 2
Objekti i veprimtarisë
1. Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor ka për mision ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutivë, në rastet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile.
2. Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor i ushtron funksionet nëpërmjet përmbaruesve gjyqësorë.
Neni 3
Organizimi
Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor ka organizim unik dhe të centralizuar, me shtrirje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 4
Parimet e veprimtarisë
Ligjshmëria dhe objektiviteti, si dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me ligj subjekteve që marrin pjesë në ekzekutim, janë parimet bazë të punës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor.
Neni 5
Përmbaruesi gjyqësor
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 27 tetor 2016 · 108/2016 · PËR NJË NDRYSHIM DHE DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8730, DATË 18.1.2001, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PËRMBARIMIT GJYQËSOR”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.