PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7641, DATË 1.12.1992 “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.295, DATË 15.9.1992 “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË MBAJTËSVE TË MJETEVE MOTORIKE, PËR PËRGJEGJËSINË NDAJ PERSONAVE TË TRETË
Ligji nr. 8729, datë 18 janar 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8729
- Data e miratimit
- 18 janar 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 5 shkurt 2001
- Hyn në fuqi
- 20 shkurt 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 2001-02-05
LIGJ
Nr.8729, datë 18.1.2001
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7641, DATË 1.12.1992 “PËR
MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.295, DATË 15.9.1992 “PËR SIGURIMIN
E DETYRUESHËM TË MBAJTËSVE TË MJETEVE MOTORIKE, PËR PËRGJEGJËSINË
NDAJ PERSONAVE TË TRETË””
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7641, datë 1.12.1992 “Për miratimin me ndryshimet ë dekretit nr.295, datë
15.9.1992 “Për sigurimin e detyr ueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike, për përgjegjësinë ndaj
personave të tretë”” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 22 shtohet neni 22/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 22/1
Në përputhje me parashikimet e bëra në këtë ligj krijohet Byroja Shqiptare e Sigurimit me
statusin e entit publik. Kjo Byro është person juridik që nuk ka qëllime fitimi. Byroja Shqiptare e
Sigurimit e ka selinë në Tiranë. Mbikëqyrja dhe kontrolli i Byrosë Shqiptare të Sigurimit kryhet nga
Ministria e Financave.”
Neni 2
Pas nenit 22/1 shtohet neni 22/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 22/2
Anëtarë të Byrosë Shqiptare të Sigurimit janë detyrimisht shoqër i të e sigurimeve, të
autorizuara nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve, për të u shtruar veprimtarinë e sigurimeve
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.