Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Ligji nr. 8733, datë 24 janar 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8733
Data e miratimit
24 janar 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 26 shkurt 2001
Hyn në fuqi
13 mars 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2001-02-26

LIGJ

Nr.8733, datë 24.1.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995,

“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 1 shtohen nenet 1/a, 1/b dhe 1/c me këtë përmbajtje:

“Neni 1/a

Bazat e legjislacionit penal

Kodi Penal bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të së drejtës penale ndërkombëtare, si dhe në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar.

Legjislacioni penal përbëhet nga ky Kod dhe ligje të tjera që parashikojnë vepra penale.

Neni 1/b

Detyrat e legjislacionit penal

Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën, mjedisin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat kombëtare, si dhe bashkëjetesën fetare nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre.

Neni 1/c

Parimet e Kodit Penal

Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit.

Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.”

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.