Ligj

PËR MATERIALIN MBJELLËS BIMOR

Ligji nr. 8732, datë 24 janar 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8732
Data e miratimit
24 janar 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 26 shkurt 2001
Hyn në fuqi
13 mars 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2001-02-26

LIGJ

Nr.8732, datë 24.1.2001

PËR MATERIALIN MBJELLËS BIMOR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

QËLLIMI DHE PËRKUFIZIMET

Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për krijimin, riprodhimin, shumëzimin, përpunimin dhe tregtimin e materialit mbjellës bimor në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Atestim” është procedura e punës për pajisjen me certifikatë të një varieteti, kultivari, hibridi ose kloni të ri, për regjistrimin e tij në Regjistrin Themeltar dhe në Katalogun Zyrtar të specieve dhe varieteteve të bimëve bujqësore të kultivuara dhe të bimëve pyjore dekorative.

2. “Bankë gjenetike” është institucioni në varësi të Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve që grumbullon, ruan, ripërtërin, studion, vlerëson dhe administron germoplazmën bimore.

3. “Certifikim” është procedura për pajisjen me certifikatë për treguesit sasiorë dhe cilësorë të materialit mbjellës bimor.

4. “Katalogu Zyrtar i specieve dhe varieteteve të bimëve bujqësore të kultivuara dhe të bimëve pyjore e dekorative” është regjistri në të cilin regjistrohen speciet dhe varietetet, materiali mbjellës i të cilave lejohet të riprodhohet, shumëzohet e të tregtohet në Republikën e Shqipërisë. Në të cilësohen varietetet e listës “A” dhe të listës “B”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.