Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996 “PËR REZERVAT UJORE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8605, DATË 20.4.2000

Ligji nr. 8736, datë 1 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8736
Data e miratimit
1 shkurt 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 26 shkurt 2001
Hyn në fuqi
13 mars 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2001-02-26

LIGJ

Nr.8736, datë 1.2.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996 “PËR

REZERVAT UJORE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8605, DATË 20.4.2000

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore”, pas nenit 64 shtohet neni 64/1 me këtë

përmbajtje:

“Për shkeljet e parashikuara në nenin 24, kundërvajtësit dënohen si më poshtë:

a) për pikën 3 (shkelja e afatit), me gjobë deri në 100 mijë lekë dhe, në rast përsëritje, deri në

1 milionë lekë;

b) për pikën 4, me gjobë deri në 500 mijë lekë dhe në rast përs ëritjeje me pezullim veprimtarie

për një afat 2-mujor ose heqjen e lejes.”

Neni 2

Në nenin 1 të ligjit nr.8605, datë 20.4.2000 bëhet ky ndryshim:

Shkronja “a” e paragrafit të dytë të nenit 61 ndryshohet si vijon:

“a) gjobë deri në 1 milionë e 500 mijë lekë;”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2898, datë 9.2.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.