Ligj

PËR GARANTIMIN E SIGURISË SË PUNËS TË PAJISJEVE DHE TË INSTALIMEVE ELEKTRIKE

Ligji nr. 8734, datë 1 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
8734
Data e miratimit
1 shkurt 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 26 shkurt 2001
Hyn në fuqi
13 mars 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2001-02-26

LIGJ

Nr.8734, datë 1.2.2001

PËR GARANTIMIN E SIGURISË SË PUNËS TË PAJISJEVE DHE TË INSTALIMEVE ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i parimeve të përgjithshme që rregullojnë garantimin e sigurisë së njerëzve, të kafshëve shtëpiake ose të vlerave materiale nga rreziku elektrik.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Futje në treg” kuptohet lëvrimi ose vënia në dispozicion të të tretëve të pajisjeve elektrike të përcaktuara në këtë nen.

2. “IPIE” kuptohet Inspektorati i Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike.

3. “Kontroll teknik” kuptohet inspektimi i organizuar në periudha të caktuara kohe, dhe kur del e nevojshme edhe jashtë këtyre periudhave, për verifikimin dhe plotësimin e kërkesave thelbësore të sigurisë.

4.”Pajisje dhe instalime” kuptohen:

a) Pajisje dhe instalime të tensionit të ulët të projektuara për tension alternativ 50 – 1000 volt dhe 75 – 1500 volt për tension të vazhduar.

b) Pajisje dhe rrjete me tension të mesëm dhe tension të lartë mbi 1000 volt.

c) Pajisje elektrike të radiologjisë dhe të aparaturave për qëllime të tjera mjekësore.

ç) Pajisje elektrike për transport mallrash e pasagjerësh, si dhe pajisjet speciale për përdorim në anije, aviacion dhe hekurudha.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 24 tetor 2002 · 8962 · Për një ndryshim në ligjin nr.8734, datë 1.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe të instalimeve elektrike”
  2. 7 qershor 2012 · 65/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8734, DATË 1.2.2001 "PËR GARANTIMIN E SIGURISË SË PUNËS TË PAJISJEVE DHE TË INSTALIMEVE ELEKTRIKE", TË NDRYSHUAR
  3. 14 shkurt 2013 · 13/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8734, datë 1.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe të instalimeve elektrike”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.