Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8662, DATË 18.9.2000 “PËR TRAJTIMIN SI TITULL EKZEKUTIV TË FATURËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”

Ligji nr. 8735, datë 1 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8735
Data e miratimit
1 shkurt 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 19 shkurt 2001
Hyn në fuqi
6 mars 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2001-02-19

LIGJ

Nr.8735, datë 1.2.2001

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8662, DATË 18.9.2000 “PËR TRAJTIMIN SI TITULL

EKZEKUTIV TË FATURËS SË KONSUMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në nenin 1 të ligjit nr.8862, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së

konsumit të energjisë elektrike”, pas fjalëve “është titull ekzekutiv” shtohen fjalët “dhe ngarkohen

zyrat e përmbarimit me ekzekutimin e tyre.”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2896, datë 9.2.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.