PËR GARANTIMIN E SIGURISË SË PUNËS TË PAJISJEVE NËN PRESION
Ligji nr. 8739, datë 12 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 8739
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 16 mars 2001
- Hyn në fuqi
- 31 mars 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2001-03-16
LIGJ
Nr.8739, datë 12.2.2001
PËR GARANTIMIN E SIGURISË SË PUNËS TË PAJISJEVE NËN PRESION
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i parimeve të përgjithshme që rregullojnë garantimin e sigurisë së njerëzve, kafshëve shtëpiake ose vlerave materiale nga rreziqet e shfryrjeve dhe të shpërthimeve të shkaktuara nga pajisjet nën presion.
Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:
1. “Enët e thjeshta nën presion” kuptohen enët e salduara, të përcaktuara të mbajnë ajër ose azot dhe të mos i ekspozohen flakës.
2. “Futja në treg” kuptohet livrimi ose vënia në dispozicion të të tretëve të pajisjeve nën presion.
3. “Inspektorat i përdoruesve” kuptohet një trup inspektimi i miratuar nga IPNP-ja dhe i autorizuar nga Ministri përkatës, që kryen detyrat e përcaktuara në aktet nënligjore të nenit 3 të këtij ligji.
4. “IPNP” kuptohet Inspektorati i Pajisjeve nën Presion.
5. “Kontroll teknik” kuptohet inspektimi i organizuar në periudhë të caktuar kohe dhe kur është e nevojshme jashtë këtyre periudhave për verifikimin e plotësimit të kërkesave thelbësore të sigurisë.
6. “Pajisje nën presion stacionare” kuptohen enët, tubacionet, aksesorët e sigurisë dhe aksesorët nën presion.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 nëntor 2002 · 8970 · Për një ndryshim në ligjin nr. 8739, datë 12.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve nën presion”
- 14 shkurt 2013 · 85/2013 · Për shfuqizimin e ligjit nr. 8739, datë 12.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve nën presion”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.