Ligj

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 8737, datë 12 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 29 dhjetor 2008.

Numri
8737
Data e miratimit
12 shkurt 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 2 mars 2001
Hyn në fuqi
17 mars 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2001-03-02

LIGJ

Nr.8737, datë 12.2.2001

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81, 83 pika 1, 148 dhe 149 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekti i këtij ligji është:

a) përcaktimi i rregullave të organizimit dhe të funksionimit të Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë;

b) kushtet që duhet të përmbushin shtetasit që të emërohen prokurorë;

c) statusi i prokurorit;

ç) karriera dhe procedimi disiplinor i prokurorit;

d) marrëdhëniet e Prokurorisë me institucionet e tjera shtetërore, me subjekte të tjera publike ose private dhe me publikun.

Neni 2

Objekti i veprimtarisë së Prokurorisë

1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit në gjyq, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të parashikuara me ligj.

2. Prokuroria i ushtron funksionet nëpërmjet prokurorëve.

Neni 3

Struktura e Prokurorisë

Prokuroria organizohet dhe funksionon nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm si strukturë e centralizuar, ku përfshihen zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli i Prokurorisë dhe prokuroritë pranë sistemit gjyqësor.

Neni 4

Ligjshmëria e veprimtarisë

1. Prokurorët në ushtrimin e detyrës u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 10 korrik 2003 · 9102 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8737, DATË 12.2.2001 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
  2. 29 dhjetor 2008 · 10051 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8737, DATË 12.2.2001 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.