PËR SIGURINË NË PUNË NË VEPRIMTARINË MINERARE
Ligji nr. 8741, datë 15 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 8741
- Data e miratimit
- 15 shkurt 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 16 mars 2001
- Hyn në fuqi
- 31 mars 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2001-03-16
LIGJ
Nr.8741, datë 15.2.2001
PËR SIGURINË NË PUNË NË VEPRIMTARINË MINERARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i parimeve të përgjithsh me që rregullojnë punën me një
regjim normal dhe brenda kushteve të lejuara për jetën e njeriut në veprimtarinë minerare, si dhe
marrjen e masave për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe të vlera ve materiale në rast avarie dhe kthimin
në regjim normal të punës në veprimtarinë minerare.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Aktiv shpëtuesish” kuptohen specialistët e minierës që stër viten sipas rregullores së
shpëtimit dhe kanë dëshminë e shpëtuesit.
2. “Avari” kuptohet prishja e regjimit normal të punës në veprimtarinë minerare.
3. “Inspektor” kuptohet punonjësi i kualifikuar i RISHM-së që u shtron kontroll në
veprimtarinë minerare në zbatim të këtij ligji.
4. “Karrierë” kuptohet çdo vend ku nxirren materiale ose minerale drejtpërdrejt nga sipërfaqja.
5. “Kontroll teknik” kuptohet inspektimi i organizuar, në periu dha të caktuara kohe dhe, kur
del e nevojshme, jashtë këtyre periudhave, për verifikimin e kërkesave thelbësore të sigurisë në punë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 8/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8741, datë 15.2.2001 “Për sigurinë në punë në veprimtarinë minerare”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.