Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE TË ZHVILLIMIT (IDB) PËR PROJEKTIN E INFRASTRUKTURËS RURALE

Ligji nr. 8742, datë 15 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8742
Data e miratimit
15 shkurt 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 16 mars 2001
Hyn në fuqi
31 mars 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2001-03-16

LIGJ

Nr.8742, datë 15.2.2001

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE TË ZHVILLIMIT (IDB) PËR PROJEKTIN E INFRASTRUKTURËS RURALE “

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike të Zhvillimit (IDB) për projektin e infrastrukturës rurale”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2911, datë 27.2.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJE

E HUASË MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE BANKËS ISLAMIKE TË ZHVILLIMIT PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË INFRASTRUKTURËS NË SHQIPËRI

Kjo Marrëveshje u nënshkrua në________/ 1419 H korresponduese e 8.11.2000/ 2000 G midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë (e quajtur më poshtë “Huamarrësi”) dhe Bankës Islamike të Zhvillimit (referuar më poshtë “Banka”).

NDËRSA,

(A) Huamarrësi i ka kërkuar Bankës të ndihmojë në financimin e Projektit të Infrastrukturës Rurale në Shqipëri (i quajtur më poshtë “Projekti”) siç përshkruhet në Skedarin II të kësaj Marrëveshjeje duke dhënë një hua siç parashikohet më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.