PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8080, DATË 1.3.1996 “PËR LETRAT ME VLERË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8168, DATË 5.12.1996
Ligji nr. 8745, datë 22 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8745
- Data e miratimit
- 22 shkurt 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 14 mars 2001
- Hyn në fuqi
- 29 mars 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2001-03-14
LIGJ
Nr.8745, datë 22.2.2001
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8080, DATË 1.3.1996 “PËR LETRAT ME VLERË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8168, DATË 5.12.1996
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
Në ligjin nr.8080, datë 1.3.1996 “Për letrat me vlerë”, ndryshuar me ligjin nr.8168, datë 5.12.1996 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
KREU I
Neni 1
Në nenin 2 “Përkufizime” bëhen këto shtesat dhe ndryshime:
- Përkufizimi “njoftim” bëhet “publikim”.
- Përkufizimi “Këshilltar i licencuar investimesh” bëhet: ““Këshilltar i licencuar investimesh” mund të jetë një person fizik ose shoqëri tregtare e organizuar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose si shoqëri anonime, i cili është lejuar nga autoriteti përkatës në vend të kryejë një veprimtari lidhur me këshillimin e të tjerëve për letrat me vlerë, përfshi marrëveshjet për blerjet, shitjet ose këmbimin e letrave me vlerë, por nuk përfshin:”
- Përkufizimi i “Rregulla”bëhet:
““Rregulla” nënkupton rregullat që drejtojnë veprimtarinë e tregut të letrave me vlerë ose të anëtarëve të tij, me çfarëdo emri që paraqiten dhe kudo që të përfshihen, rregullat e listimit dhe normat e përfshira në statutin e shoqërisë së licensuar, për të vënë në veprim një treg të letrave me vlerë.”
- Përkufizimi i “I listuar” shfuqizohet.
- Përkufizimi “Letra me vlerë” bëhet:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.