PËR TRANSFERIMIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE TË SHTETIT NË NJËSITË E QEVERISJES VENDORE
Ligji nr. 8744, datë 22 shkurt 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 korrik 2007.
- Numri
- 8744
- Data e miratimit
- 22 shkurt 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 23 mars 2001
- Hyn në fuqi
- 7 prill 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2001-03-23
LIGJ
Nr.8744, datë 22.2.2001
PËR TRANSFERIMIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE TË SHTETIT NË
NJËSITË E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të neneve 41, 78 dhe 83 pika 1, 111, 112 dhe 113 të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj rregullon porcesin e transferimit të pronave të paluajtshme publike të shtetit dhe titujt e
pronësisë së shtetit mbi kapitalin e shoqërive tregtare dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore nga pushteti
qendror në njësitë e qeverisjes vendore.
Në këtë ligj përcaktohen llojet që do t’u transferohen njësive të qeverisjes vendore, natyra e të
drejtave të njësive të qeverisjes vendore mbi to dhe procesi, sipas të cilit do të bëhet transferimi i
pronave.
Neni 2
Përcaktimet e termave të përdorura në këtë ligj
a) “Prona” do të quajmë të gjitha pronat e paluajtshme publike të shtetit, si dhe titujt e
pronësisë së shtetit mbi kapitalin e shoqërive tregtare dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore.
b) “Transferim” do të quajmë kalimin e të drejtës së pronësisë dhe/ose të drejtën e përdorimit
të pronave të paluajtshme publike të shtetit nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore, sipas
përcaktimeve të këtij ligji.
c) “Pushtet qendror” do të quajmë Këshillin e Ministrave, ministritë, si dhe institucionet e tjera
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 12 qershor 2006 · 9561 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”
- 23 korrik 2007 · 9797 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8744, DATË 22.2.2001 “PËR TRANSFERIMIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE TË SHTETIT NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.