Ligj

PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË MINISTRINË E RENDIT PUBLIK

Ligji nr. 8749, datë 1 mars 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8749
Data e miratimit
1 mars 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 16 prill 2001
Hyn në fuqi
1 maj 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2001-04-16

LIGJ

Nr.8749, datë 1.3.2001

PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË MINISTRINË E RENDIT PUBLIK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

Neni 1

Në Ministrinë e Rendit Publik krijohet Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në varësi të Ministrit të Rendit Publik.

Struktura e këtij Shërbimi është unike dhe drejtohet nga Drejtori i Shërbimit.

Neni 2

Objekti i punës së këtij Shërbimi është parandalimi, zbulimi dhe dokumentimi i veprimtarisë kriminale që kryhet nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të Ministrisë së Rendit Publik.

Neni 3

Punonjësit e këtij shërbimi gëzojnë atributet e policisë gjyqësore.

Në këtë strukturë funksionojnë shërbime të policisë gjyqësore sipas ligjit nr.8677, datë 2.11.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”.

Neni 4

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit Publik është strukturë e veçantë e pavarur policore në zbatimin e ligjit.

Veprimtaria verifikuese dhe hetimi paraprak i këtij Shërbimi kryhet duke respektuar garancitë kushtetuese për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.