Ligj

PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE PËR ADMINISTRIMIN DHE MBROJTJEN E TOKËS

Ligji nr. 8752, datë 26 mars 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 2 tetor 2014.

Numri
8752
Data e miratimit
26 mars 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 13 prill 2001
Hyn në fuqi
28 prill 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2001-04-13

LIGJ

Nr.8752, datë 26.3.2001

PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE PËR ADMINISTRIMIN DHE MBROJTJEN E TOKËS

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë strukturat pranë organeve të qeverisjes vendore për ruajtjen dhe administrimin e tokës.

Neni 2

Në zbatim të këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Administrim” kuptohen proceset e përcaktimit, të dokumentimit dhe të propagandimit të të dhënave për pronësinë, për vlerën dhe përdorimin e tokës gjatë vënies në zbatim të politikave të menaxhimit të saj.

2. “Menaxhim” kuptohen veprimtaritë e lidhura me përdorimin e tokës si një burim me vlera mjedisore dhe ekonomike.

3. “Kadastër shumëqëllimshme” kuptohet një regjistër që përfshin shumë atribute të parcelave të tokës.

4. “Tokë” ka të njëjtin kuptim si toka bujqësore në ligjin nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”.

5. “Tokë pyjore dhe pyll” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.7623, datë 13.10.1995 “Për pyjet dhe Policinë Pyjore”.

6. “Kullotë dhe livadh” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.7917, datë 13.4.1995 “Për kullotat dhe livadhet”.

7. “Breg” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 25 mars 2010 · 10257 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”
  2. 16 shkurt 2012 · 16/2012 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001 "Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës" të ndryshuar
  3. 2 tetor 2014 · 130/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8752, DATË 26.3.2001, “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE TË ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SË TOKËS”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.