Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8321, DATË 2.4.1998,“PËR POLICINË E BURGJEVE”

Ligji nr. 8757, datë 26 mars 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8757
Data e miratimit
26 mars 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 16 prill 2001
Hyn në fuqi
1 maj 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2001-04-16

LIGJ

Nr.8757, datë 26.3.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8321, DATË 2.4.1998,

“PËR POLICINË E BURGJEVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8321, datë 2.4.1998 “Për Policinë e Burgjeve” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen këto ndryshime:

- Paragrafi i parë ndryshohet si vijon: “Policia Burgjeve është strukturë e armatosur në

Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.”

- Paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Policia e Burgjeve i kryen detyrat e veta mbështetur në

këtë ligj dhe në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e saj.”

- Paragrafi i katërt ndryshohet si vijon: “Policia e Burgjeve gëzon të gjitha të drejtat që

parashikon ligji nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”.”

Neni 2

Në fund të nenit 3 të shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Në raste të veçanta, me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, veprimtaria e saj

mbështetet nga Policia e Shtetit.”

Neni 3

Në nenin 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, veprimtaria e të cilit rregullohet me ligj të veçantë.”

Neni 4

Në nenin 5 bëhen këto ndryshime:

- Fjalia e parë ndryshohet si vijon: “Funksionet e punonjësve të Policisë së Burgjeve janë si

më poshtë:”

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.