Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8292, DATË 25.2.1998 “PËR FORCAT SPECIALE DHE ATO TË NDËRHYRJES SË SHPEJTË”

Ligji nr. 8751, datë 26 mars 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8751
Data e miratimit
26 mars 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 13 prill 2001
Hyn në fuqi
28 prill 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2001-04-13

LIGJ

Nr.8751, datë 26.3.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8292, DATË 25.2.1998 “PËR

FORCAT SPECIALE DHE ATO TË NDËRHYRJES SË SHPEJTË”

Në mbështetje të neneve 78, dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8292, datë 25.2.1998 “Për Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë”

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si vijon:

“Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë struktur a të specializuara të Policisë së

Shtetit, të krijuara për të realizuar misione ndërhyrjeje dhe sigurimi, ekzekutimi i të cilave kërkon

personel të përgatitur dhe të pajisur në mënyrë të posaçme.”

Neni 2

Neni 3 shfuqizohet.

Neni 3

Neni 4 ndryshohet si vijon:

“Pjesëmarrësve të Forcave Speciale u garantohet fshehtësia e identitetit gjatë ndërhyrjes dhe

pas saj.

Fshehtësia e identitetit u garant ohet edhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kur veprojnë në

operacione si Forcat Speciale ose në ndihmë të tyre.”

Neni 4

Neni 5 ndryshohet si vijon:

“Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë forca të gatshme të Policisë së Shtetit.

Veprimtaria e këtyre forcave shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.”

Neni 5

Neni 6 ndryshohet si vijon:

“Aktivizimi në shërbime i Forcav e Speciale dhe i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë bëhet me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.