Ligj

PËR PAGESAT ME KËSTE TË TAKSAVE NGA OPERATORËT PRIVATË RADIO DHE TELEVIZIVË GJATË PERIUDHËS TRANZITORE TË VITIT 2001

Ligji nr. 8760, datë 26 mars 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8760
Data e miratimit
26 mars 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 16 prill 2001
Hyn në fuqi
1 maj 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2001-04-16

LIGJ

Nr.8760, datë 26.3.2001

PËR PAGESAT ME KËSTE TË TAKSAVE NGA OPERATORËT PRIVATË RADIO DHE

TELEVIZIVË GJATË PERIUDHËS TRANZITORE TË VITIT 2001

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Pavarësisht nga nenet 33 pika 5 dhe 137 pika 2 të ligjit nr.841 0, datë 30.9.1998 “Për radion

dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, veprimtaria e subjekteve radiotelevizive

të licencuara nuk konsiderohet se është në kundërshtim me dispo zitat ligjore përkatëse, në qoftë se

këto subjekte paguajnë taksat dhe tarifat e tjera në përputhje me këtë ligj.

Përjashtimisht për vitin 2000 dhe 2001, detyrimet e operatorëve privatë radio dhe televizivë,

që rrjedhin nga ligji nr.8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë” dhe

ligji nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe televizionin publike privat në Republikën e Shqipërisë”

do të paguhen me këste tremujore brenda datës 31.12.2001.

Për mospagimin në afat të kësteve zbatohen sanksionet e përcakt uara në ligjin nr.8435, datë

28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2961, datë 6.4.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.