Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM”

Ligji nr. 8758, datë 26 mars 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8758
Data e miratimit
26 mars 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 16 prill 2001
Hyn në fuqi
1 maj 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2001-04-16

LIGJ

Nr.8758, datë 26.3.2001

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998 “PËR TË DREJTAT DHE

TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Neni 22 i ligjit nr.8328, datë 16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”

ndryshohet si vijon:

“Neni 22

Policia e Burgjeve

Policia e Burgjeve është strukturë e armatosur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Veprimtaria e kësaj policie rregullohet nga ligji nr.8321, datë 2.4.1998 “Për Policinë e Burgjeve.””

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2958, datë 6.4.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.