PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR HARMONIZIMIN E RREGULLAVE PËR KONTROLLIN KUFITAR TË MALLRAVE”
Ligji nr. 8754, datë 26 mars 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8754
- Data e miratimit
- 26 mars 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 16 prill 2001
- Hyn në fuqi
- 1 maj 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2001-04-16
LIGJ
Nr.8754, datë 26.3.2001
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR HARMONIZIMIN E RREGULLAVE PËR KONTROLLIN KUFITAR TË MALLRAVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për harmonizimin e rregullave për kontrollin kufitar të mallrave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2955, datë 6.4.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
KONVENTA
NDËRKOMBËTAREPËR HARMONIZIMIN E RREGULLAVE PËR KONTROLLIN KUFITAR TË MALLRAVE
HYRJA
Palët kontraktuese,
Duke patur si dëshirë të përmirësojnë lëvizjen ndërkombëtare të mallrave,
Duke patur në mend nevojën për të lehtësuar kalimin e mallrave në kufi,
Duke venë re se masat e kontrollit që zbatohen në kufi kryhen nga shërbime të ndryshme të kontrollit,
Duke njohur faktin që kushtet në të cilat kryhen këto kontrolle mund të harmonizohen pa dëmtuar qëllimin në vetvete të kontrollit dhe të efektivitetit të tij,
Të bindur se harmonizimi i rregullave të kontrollit kufitar përbën një mjet të fuqishëm për arritjen e këtyre objektivave,
kanë rënë dakord si vijon:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizime
Për qëllimin e kësaj Konvente:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.