PËR RUAJTJEN DHE KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 8772, datë 19 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8772
- Data e miratimit
- 19 prill 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 18 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 2 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2001-05-18
L I G J
Nr. 8772, datë 19.4. 2001
PËR RUAJTJEN DHE KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i këtij ligji
Ky ligj përcakton:
a) rregullat e ruajtjes dhe të kontrollit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë;
b) rregullat për kalimin e shtetasve shqiptarë ose të huaj dhe të mjeteve nga dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) strukturën shtetërore dhe statusin e saj, me qëllim garantimin e zbatimit të këtyre rregullave.
Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Kalim i kufirit” kuptohet veprimi që kryhet për kalimin nga territori i një shteti në territorin e një shteti tjetër.
2. “Kontroll i kalimit të kufirit shtetëror” kuptohet kontrolli i personave dhe i mjeteve që hyjnë ose dalin në vendkalimet kufitare dhe të vlefshmërisë së dokumentacionit të tyre në çastin e kalimit të kufirit shtetëror.
3. “Ruajtja dhe kontrolli i kufirit shtetëror” kuptohet vëzhgimi dhe kontrolli i lëvizjeve në të dyja anët e kufirit shtetëror për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme dhe të incidenteve kufitare.
4. “Vendkalim kufitar” kuptohet ajo pjesë e kufirit tokësor, ujor dhe ajror ku lejohet kalimi i ligjshëm i kufirit shtetëror.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.