PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.131, DATË 6.6.1970 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “CAKTIMI I PAGËS MINIMALE””
Ligji nr. 8775, datë 23 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8775
- Data e miratimit
- 23 prill 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 18 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 2 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2001-05-18
LIGJ
Nr.8775, datë 23.4.2001
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.131, DATË 6.6.1970 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “CAKTIMI I PAGËS MINIMALE””
Në mbështetje të neneve 47, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
Neni 1
Ratifikohet “Konventa nr.131, datë 6.6.1970 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Caktimi i pagës minimale””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2998, datë 4.5.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Rexhep Meidani
KONVENTA NR. 131
Konventa lidhur me Caktimin e Pagës Minimale, me Referencë të veçantë për Vendet në Zhvillim
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,
E thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Nderkombëtare të Punës dhe e mbledhur në sesionin e saj të pesëdhjetë e katër, më 3 Qershor 1970, dhe
Duke vërejtur kushtet e Konventës, 1928, Metodat e Caktimit te Pagës Minimale dhe të Konventës 1951, Shpërblimi i Barabartë, të cilat janë ratifikuar nga shumica e Anëtarëve, si dhe të Konventës, 1951, Metodat e Caktimit të Pagës Minimale (Bujqësi), dhe
Duke marrë në konsideratë që kjo Konventë ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e grupeve të disfavorizuara të rrogëmarrësve, dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.