PËR TUBIMET
Ligji nr. 8773, datë 23 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8773
- Data e miratimit
- 23 prill 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 18 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 2 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2001-05-18
LIGJ
Nr.8773, datë 23.4.2001
PËR TUBIMET
Në mbështetje të neneve 47, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Liria e tubimeve dhe kufizimi i saj
1. Në Republikën e Shqipërisë çdo person ka të drejtë të organizojë dhe të marrë pjesë në tubime paqësore dhe pa armë.
2. Kjo e drejtë kufizohet vetëm në rast se rrezikohet sigurimi kombëtar, sigurimi publik, mbrojtja e rendit dhe parandalimi i krimit, ruajtja e shëndetit ose moralit, ose mbrojtja e të drejtave dhe e lirive të të tjerëve.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Organizator” kuptohet personi që organizon tubimin dhe persona të tjerë që japin ndihmesë në zhvillimin e tij.
2. “Person ndihmës për mbarëvajtjen e tubimit” kuptohet personi që mbështet organizatorin dhe drejtuesin e tubimit.
3. “Sheshe dhe vendkalime publike” kuptohen sheshet, bulevardet, rrugët dhe çdo mjedis tjetër që shfrytëzohet lirisht për lëvizjen dhe qëndrimin e çdo individi.
4. “Shef i Komisariatit të Policisë” është shefi i komisariatit të policisë në territorin në të cilin zhvillohet tubimi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.