Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS PENALE PËR KORRUPSIONIN

Ligji nr. 8778, datë 26 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 prill 2005.

Numri
8778
Data e miratimit
26 prill 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 20 maj 2001
Hyn në fuqi
4 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2001-05-20

LIGJ

Nr.8778, datë 26.4.2001

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS PENALE PËR KORRUPSIONIN”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

Neni 1

Ratifikohet “Konventa penale për korrupsionin”, bërë në Strasburg më 27.1.1999, me rezervat e parashikuara në këtë ligj.

Neni 2

Në mbëshetje të nenit 37 të Konventës, Shteti Shqiptar shpreh këto rezerva:

1. Të rezervojë të drejtën e vet për të mos vendosur si vepra penale, sipas ligjit të tij kombëtar, pjesërisht ose tërësisht, sjellje të referuara në nenet 4, 6 deri në 8, 10 deri në 12 ose të veprave të korrupsionit pasiv, të përcaktuara në nenin 5 të Konventës (neni 37/1).

2. Të deklarojë përdorimin prej Shtetit Shqiptar të rezervës së parashikuar në nenin 17/2 të Konventës (37/2).

3. Të deklarojë se mund të refuzojë asistencën e ndërsjellë ligjore, sipas nenit 26/1 të Konventës, nëse kërkesa lidhet me një vepër penale që nga Shteti Shqiptar vlerësohet si vepër politike (neni 37/3).

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2999, datë 4.5.2001 të Presidentit të Republikës

Rexhep Meidani

KONVENTA PENALE PËR KORRUPSION

Strasburg, më 21.1.1999

Seria e traktateve europiane / 173

HYRJE

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera nënshkruese si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 prill 2005 · 9369 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8778, DATË 26.4.2001"PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PENALE PËR KORRUPSIONIN"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.