PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7932, DATË 17.5.1995, NR.8286, DATË 16.2.1998, NR.8392, DATË 2.9.1998 DHE NR.8575, datë 3.2.2000
Ligji nr. 8776, datë 26 prill 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8776
- Data e miratimit
- 26 prill 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 20 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 4 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2001-05-20
LIGJ
Nr.8776, datë 26.4.2001
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR
SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME
LIGJET NR.7932, DATË 17.5.1995, NR.8286, DATË 16.2.1998, NR.8392, DATË 2.9.1998 DHE
NR.8575, DATË 3.2.2000
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë,
ndryshuar me ligjet nr.7932, datë 17.5.1995, nr.8286, datë 16.2 .1998, nr.8392, datë 2.9.1998 dhe
nr.8575, datë 3.2.2000 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në titullin e nenit 2, pas fjalës “Sigurimet” shtohet fjala “shoqërore të”.
Në paragrafin e parë të nenit 2, pas fjalës “Sigurimi” shtohet fjala “shoqëror”.
Neni 2
Në paragrafin e tretë të nenit 4, pas fjalëve “Sigurimi shoqëror” shtohet fjala “suplementar”
dhe para fjalisë “bëhet sipas kritereve të caktuara me ligj të veçantë” shtohet fjalia “Për Policinë e
Shtetit dhe për Shërbimin Informativ Shtetëror.”.
Neni 3
Paragrafi i fundit i nenit 9 ndryshohet si vijon:
“Shteti paguan kontribute në varë si të veprimtarisë ekonomike të zhvilluar më parë për kohën
që shtetasi kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe për të gjithë kategoritë e personave të
përcaktuar me ligje dhe me vendime të Këshillit të Ministrave.”
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.