PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7850, DATË 29.7.1994,“KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 8781, datë 3 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8781
- Data e miratimit
- 3 maj 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 20 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 4 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2001-05-20
LIGJ
Nr.8781, datë 3.5.2001
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7850, DATË 29.7.1994,
“KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 81 pika 2 shkronja “d” dhe të nenit 83 pika 1 të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Neni 39 ndryshohet si vijon:
“Shoqata është person juridik që krijohet me vullnetin e lirë të pesë ose më shumë personave
fizikë ose jo më pak se dy personave juridikë që ndjekin një qëllim të caktuar, të ligjshëm, në të mirë
dhe në interes të publikut ose të anëtarëve të saj.”
Neni 2
Pas nenit 39 shtohet neni 39/1 me këtë përmbajtje:
“Shoqata ka të drejtë të ketë në pronësi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të realizojë të
ardhura nëpërmjet administrimit të këtyre pasurive, si dhe ushtrimit të veprimtarive të tjera, në përputhje
me ligjin dhe me qëllimin e objektin e veprimtarisë së shoqatës, të parashikuar në statutin e saj.
Të ardhurat e realizuara nga shoqata duhet të përdoren vetëm për realizimin e veprimtarive që
parashikohen në qëllimin dhe objektin e veprimtarisë së parashikuar në statutin e saj.
Nuk lejohet që shoqata të kryejë veprimtari fitimprurëse.”
Neni 3
- Në nenin 40, para paragrafit të parë, shtohet ky paragraf:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.