Ligj

PËR SHOQËRITË E KURSIM-KREDITIT

Ligji nr. 8782, datë 3 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 25 qershor 2007.

Numri
8782
Data e miratimit
3 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 28, 7 qershor 2001
Hyn në fuqi
22 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2001-06-07

LIGJ

Nr.8782, datë 3.5.2001

PËR SHOQËRITË E KURSIM-KREDITIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekti i këtij ligji është krijimi, veprimtaria dhe mbikëqyrja e shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) dhe e unioneve që krijohen nga bashkimi i këtyre shoqërive.

Neni 2

Parimet e përgjithshme

Parimet e përgjithshme të ushtrimit të veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) dhe të unioneve të tyre janë:

1. vullnetarizmi;

2. bashkëpunimi, ndihma e ndërsjellë për anëtarët e shoqërisë dhe qëllimi i zhvillimit të veprimtarisë së tyre nuk është fitimi;

3. teprica neto e krijuar (diferenca pozitive e të ardhurave me shpenzime) nuk shpërndahet për anëtarët, por përdoret për zhvillimin dhe zgjerimin e veprimtarisë shoqërore;

4. barazia në të drejtën e votimit - një anëtar një votë;

5. administrimi i shoqërisë nga vetë anëtarët e saj.

Neni 3

Përkufizimet

Termat, që përdoren në këtë ligj, kanë këto kuptime:

1. “Shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK)” janë persona juridikë që përbëhen nga bashkime vullnetare të individëve, të personave fizikë ose juridikë, të cilët depozitojnë paratë e tyre në shoqëri dhe që përdoren nga shoqëria për dhënien e kredive anëtarëve të shoqërisë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 25 qershor 2007 · 9762 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8782, DATË 3.5.2001 “PËR SHOQËRITË E KURSIM-KREDITIT”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.