Ligj

Ligj Nr.8780 Dt.03.05.2001

Ligji nr. 8780, datë 3 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8780
Data e miratimit
3 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 14 maj 2001
Hyn në fuqi
29 maj 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2001-05-14

LIGJ

Nr.8780, datë 3.5.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8609, DATË 8.5.2000,

“KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin 8609, datë 8.5.2000 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2, pas pikës 33 shtohet pika 34 me këtë përmbajtje:

“34. “Rezultat përfundimtar i zgjedhjeve” është rezultati i shp allur nga KQZ-ja dhe që

përfshin:

a) rezultatin e votimit për kandidatët për deputetë, kryetarë bashkie dhe komune, të cilët janë

zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë në njësitë zgjedhore përkatëse;

b) numrin e vendeve të fituara nga çdo parti politike ose koali cion pas llogaritjeve të

parashikuara në nenet 66 dhe 75 të këtij Kodi;

c) rezultatin e votimit në referendum, sipas dispozitave të pjesës së tetë të këtij Kodi.”

Neni 2

Neni 34 ndryshohet si vijon:

“Anëtarët e KZZ-së shkarkohen nga KQZ-ja kur nuk përmbushin det yrat e parashikuara në

këtë Kod dhe në aktet normative të KQZ-së, si dhe për të njëjtat shkaqe që çojnë në shkarkimin e

anëtarëve të KQZ-së.”

Neni 3

Neni 40 ndryshohet si vijon:

“Anëtarët e KZQV-së shkarkohen nga KQZ-ja kur nuk përmbushin detyrat e parashikuara në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.