Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.95 “MBROJTJA E PAGAVE, 1949”,TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS”

Ligji nr. 8787, datë 7 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8787
Data e miratimit
7 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 28, 7 qershor 2001
Hyn në fuqi
22 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2001-06-07

LIGJ

Nr.8787, datë 7.5.2001

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.95 “MBROJTJA E PAGAVE, 1949”,

TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa nr.95 “Mbrojtja e Pagave, 1949” e Organizatës Ndërkombëtare të Punës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3015 datë, 18.5.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

KONVENTA NR.95

Konventa lidhur me mbrojtjen e pagave

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe e mbledhur në sesionin e saj të tridhjetë e dytë me 8 Qershor 1949, dhe

Pasi ka vendosur për miratimin e disa propozimeve lidhur me mbrojtjen e pagave, e cila është çështja e shtatë e axhendës së sesionit, dhe

Pasi ka vendosur që këto propozime të marrin formën e një Konvente Ndërkombëtare,

Miraton në këtë ditë të parë të Qershorit të vitit njëmijë e nëntëqint e dyzetë e nëntë, Konventën e mëposhtme, e cila mund të quhet Konventa për Mbrojtjen e Pagave, 1949:

Neni 1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.