Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE PËR NDËRTIMIN E AEROPORTIT TË RI TË KUKËSIT”

Ligji nr. 8785, datë 7 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8785
Data e miratimit
7 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 28, 7 qershor 2001
Hyn në fuqi
22 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2001-06-07

LIGJ

Nr.8785, datë 7.5.2001

PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET QEVERISË

SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA

ARABE PËR NDËRTIMIN E AEROPORTIT TË RI TË KUKËSIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Re publikës të Shqipërisë dhe

Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e Aeroportit të ri të Kukësit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3013 datë 1 8.5.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI

NDËRMJET

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

përfaqësuar nga Ministria e Transportit

DHE

QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE

përfaqësuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forvace të Armatosura

PËR NDËRTIMIN E AEROPORTIT TË RI TË KUKËSIT

Duke konsideruar dëshirën e qeverive të të dy vendeve mike në zhvillimin e bashkëpunimit

bilateral,

Duke pasur parasysh rëndësinë që ka për Aviacionin Civil Shqiptar, zhvillimi i aeroporteve të

brendshme në Shqipëri,

Duke pasur parasysh efektet zhvilluese në infrastrukturë që do të ketë realizimi i një investimi

të tillë për zonën përreth dhe më gjerë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.