PËR REGJISTRIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE
Ligji nr. 8789, datë 7 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8789
- Data e miratimit
- 7 maj 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 7 qershor 2001
- Hyn në fuqi
- 22 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2001-06-07
LIGJ
Nr. 8789, datë 7.5.2001
PËR REGJISTRIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton procedurat e regjistrimit të organizatave jofitimprurëse, si dhe rregullat për mbajtjen e regjistrit të tyre.
Neni 2
Baza ligjore
Rregullat për formën e organizimit, të themelimit, të veprimtarisë dhe të funksionimit të organizatave jofitimprurëse përcaktohen me ligj.
Neni 3
Regjistrimi
Shoqatat, fondacionet dhe format e tjera të organizatave jofitimprurëse, që mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe fitojnë cilësinë e personit juridik vetëm pas regjistrimit në gjykatë, caktohen shprehimisht me ligj.
KREU II
MBAJTJA E REGJISTRIT
Neni 4
Gjykata kompetente
Regjistri i Organizatave Jofitimprurëse, në vazhdim i quajtur "Regjistër", mbahet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.
Neni 5
Gjyqtari i vetëm
1.Vendimi për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse, si dhe çdo vendim tjetër, lidhur me veprimet që lidhen me regjistrimin e tyre, kryhen nga një gjyqtar i seksionit tregtar të gjykatës.
2. Gjyqtari ka të gjitha kompetencat për kryerjen e veprimeve që kanë të bëjnë me Regjistrin, me përjashtim të atyre që sipas ligjit kryhen nga Sekretari i Regjistrit.
Neni 6
Sekretari i Regjistrit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.