Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8655, DATË 31.7.2000

Ligji nr. 8794, datë 10 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8794
Data e miratimit
10 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 15 qershor 2001
Hyn në fuqi
30 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2001-06-15

LIGJ

Nr. 8794, datë 10.5.2001

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8655, DATË 31.7.2000

Në mbështetje të nenit 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8410, datë 30.9.1998 "Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë", ndryshuar me ligjin nr.8655, datë 31.7.2000 bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 7 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Pika 3 ndryshohet si vijon:

“Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit administron spektrin e radiofrekuencave të caktuara për transmetime radioje dhe televizive, në përputhje me përcaktimet për shërbimin radiodifuzion në “Planin kombëtar të radiofrekuencave” të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

b) Pas pikës 18 shtohet pika 18/a me këtë përmbajtje:

“Miraton projektbuxhetin vjetor të KKRT-së, shqyrton dhe miraton bilancin vjetor të KKRT-së, si dhe raportin vjetor mbi veprimtarinë e KKRT-së përpara se t’i paraqitet Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik.”

c) Pas pikës 18/a shtohet pika 18/b me këtë përmbajtje:

“Miraton strukturën organike dhe numrin e punonjësve të administratës së KKRT-së, si dhe emëron e shkarkon drejtorët në administratën e KKRT-së, në përputhje me ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”.”

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.