Ligj

PER KRIJIMIN E QENDRËS SË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE

Ligji nr. 8792, datë 10 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8792
Data e miratimit
10 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 9 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2001-06-09

LIGJ

Nr. 8792, datë 10.5.2001

PËR KRIJIMIN E QENDRËS SË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE

Në mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Neni l

Qellim

Ky ligj ka per qëliim krijimin e Qendres se Përpunimit të të Dhënave dhe përcaktimin e 5 rregullave per sistemin e trajtimit të informatizuar te te dhënave që kane të bëjnë me veprimtarine

operative të zyrave qendrore e vendore të Policisë së Shtetit.

Neni 2

Përkufizime

1 .Ne kuptim të ketij ligji, me termat e mëposhtme kuptojmë:

a) “Bankë te dhënash” është tërësia e të dhënave dhe e informacioneve per personat dhe sendet e organizuara, sipas disa kritereve që lehtësojnë trajtimin e tyre;

b) “Hyrje” është veprim i ciii nëpërmjet kompjuterit lejon marrjen e të dhënave dhe informacioneve që përmban banka e të dhënave;

c)”Trajtim” është veprimi ose tërësia e veprimeve qC kane të bëjnë me mbiedhjen, regjistrimin, organizimin, ruajtjen, perpunimin, ndryshimin, seleksionimin, nxjerrjen, krahasimin, përdorimin, ndërlidhjen, bilokimin, komunikimin, perhapjen, fshirjen e të dhënave dhe informacioneve;

ç) “E dhënë” është cdo lajm i vecantë per një person fizik, juridik dhe send;

d)”Informacjon” është bashkësia e të dhënave per një person, fizik, juridik, dhe send;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.