Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7829, DATË 1.6.1994 "PËR NOTERINË"

Ligji nr. 8790, datë 10 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8790
Data e miratimit
10 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 7 qershor 2001
Hyn në fuqi
22 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2001-06-07

LIGJ

Nr. 8790, datë 10.5.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7829,

DATË 1.6.1994 "PËR NOTERINË"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 2 ndryshon si vijon:

"Neni 2

Kushtet për t'u bërë noter

Profesionin e noterit mund ta ushtrojë çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, që plotëson këto kushte:

a) Ka kryer arsimin e lartë juridik.

b) Ka mbushur moshën 25 vjeç.

c) Nuk është i dënuar për vepra penale të kryera me dashje dhe ka sjellje të mirë morale.

ç) Nuk është larguar nga funksioni i gjyqtarit, prokurorit, noterit, avokatit ose nga administrata publike, për shkelje disiplinore në punë, brenda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës.

d) Ka kryer stazhin njëvjeçar pranë një noteri.

dh) Ka dhënë provimin përkatës të kualifikimit dhe është vlerësuar me jo më pak se 80 për qind të pikëve. Në raste të veçanta, Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma Kombëtare e Noterëve mund të vendosin uljen e kufirit të vlerësimit minimal.

e) Ka punuar si asistent për një periudhë prej dy vjetësh pranë një noteri.

ë) Në çastin e emërimit noter, të mos ketë mbushur moshën 60 vjeç për burrat dhe 55 vjeç për gratë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.