Ligj

Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë

Ligji nr. 8678, datë 14 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 mars 2017.

Numri
8678
Data e miratimit
14 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 5 qershor 2001
Hyn në fuqi
20 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2001-06-05

LIGJ

Nr.8678, datë 14.5.2001

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj përcakton rregullat e organizimit, të funksionimit, si dhe fushat e veprimtarisë së Ministrisë të Drejtësisë.

Neni 2

Baza juridike e organizimit dhe e funksionimit të Ministrisë së Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë organizohet dhe funksionon në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, me dispozitat ligjore për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, si dhe me dispozita të tjera ligjore që parashikojnë rregulla të organizimit, funksionimit dhe kompetencave për Ministrinë e Drejtësisë.

Neni 3

Akte nënligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë

Në këtë ligj parashikohen çështjet me të rëndësishme të strukturës, organizimit dhe të funksionimit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa rregullimi i hollësishëm i këtyre çështjeve përcaktohet në Rregulloren e Ministrisë së Drejtësisë dhe në urdhrat e udhëzimet e Ministrit të Drejtësisë.

Neni 4

Statusi i funksionarëve politikë dhe i nëpunësve civilë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 23 korrik 2003 · 9112 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8678, DATË 14.5.2001 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË"
  2. 19 mars 2007 · 9694 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8678, DATË 14.5.2001 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR
  3. 30 mars 2017 · 40/2017 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8678, DATË 14.5.2001, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.