Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8116, DATË 29.3.1996 "KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 8812, datë 17 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8812
Data e miratimit
17 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 12 qershor 2001
Hyn në fuqi
27 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2001-06-12

LIGJ

Nr. 8812, datë 17.5.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8116, DATË 29.3.1996 "KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja "d" dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

Në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996 "Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë" bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në nenin 26, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

"Gjykata mund të mos lejojë pjesëmarrjen e medias, kur çmon se nuk është në dobi të gjykimit. Në çdo rast vendimi përfundimtar i gjykatës shpallet publikisht."

Neni 2

Neni 28 ndryshohet si vijon:

"Neni 28

Gjykata në procesin gjyqësor civil

Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm."

Neni 3

Neni 30 ndryshohet si vijon:

“Neni 30

Publikimi i vendimit përfundimtar

Kur çmohet se publikimi i vendimit përfundimtar i shërben rehabilitimit dhe/ose zhdëmtimit, gjykata, me kërkesën e palës së interesuar, urdhëron publikimin e vendimit në media.

Kur njoftimi nuk jepet në afatin e caktuar nga gjykata, pala, në favorin e së cilës është dhënë vendimi, ka të drejtë të kërkojë publikimin me shpenzimet e personit që detyrohet."

Neni 4

Në nenin 31, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.