Ligj Nr.8806 Dt.17.05.2001
Ligji nr. 8806, datë 17 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8806
- Data e miratimit
- 17 maj 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 9 qershor 2001
- Hyn në fuqi
- 24 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2001-06-09
LIGJ
Nr.8806, datë 17.5.2001
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8563, DATË 22.12.1999 “PËR PËRCAKTIMIN E
FORMËS DHE FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË BANKËS SË KURSIMEVE SH.A.”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 1 të ligjit nr.8563, datë 22.12.1999 “Për përcaktimin e formës dhe formulës së
privatizimit të Bankës së Kursimeve sh.a. bëhen këto shtesa:
Në rreshtin e dytë, pas fjalëve “nëpërmjet shitjes” shtohen fjalët “ose shitjes me kusht”.
Po në këtë nen, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Në rast se marrëveshja për transferimin e të drejtës së pronës isë të aksioneve të Bankës së
Kursimeve sh.a. do të bëhet me kushte, kjo marrëveshje duhet të miratohet nga Kuvendi.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3047, datë 5.6.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.