Ligj

Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Ligji nr. 8811, datë 17 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 31 korrik 2014.

Numri
8811
Data e miratimit
17 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 21 prill 2002
Hyn në fuqi
6 maj 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2002-04-21

LIGJ

Nr. 8811, datë 17.5.2001

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

PËRBËRJA DHE STATUSI I ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Neni 1

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për mbrojtjen, emërimin, transferimin, shkarkimin, edukimin, vlerësimin moral e profesional, karrierën, dhe për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.

Neni 2

Detyrat e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ushtron këto detyra:

a) I propozon Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.

b) Vendos për shkarkimin e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.

c) Vendos për transferimin e gjyqtarëve.

ç) Vendos për marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve.

d) Kujdeset për kualifikimin e gjyqtarëve.

dh) Vendos kriteret për vlerësimin e gjyqtarëve, kontrollon dhe garanton procesin e vlerësimit dhe shqyrton ankimet e gjyqtarëve për vlerësimin e tyre.

e) Emëron dhe shkarkon, kryetarët dhe zëvendëskryetarët e gjykatave të shkallës së parë

dhe të gjykatave të apelit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 5 dhjetor 2005 · 9448 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”
  2. 31 korrik 2014 · 101/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8811, DATË 17.5.2001, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.