PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8474, DATË 14.4.1999 “PËR MIRATIMIN E NOMENKLATURËS DHE TË TARIFËS DOGANORE”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8558, DATË 22.12.1999 DHE NR.8712, DATË 15.2.2000
Ligji nr. 8808, datë 17 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8808
- Data e miratimit
- 17 maj 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 9 qershor 2001
- Hyn në fuqi
- 24 qershor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2001-06-09
LIGJ
Nr.8808, datë 17.5.2001
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8474, DATË 14.4.1999 “PËR MIRATIMIN E
NOMENKLATURËS DHE TË TARIFËS DOGANORE”, NDRYSHUAR ME LIGJET
NR.8558, DATË 22.12.1999 DHE NR.8712, DATË 15.2.2000
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në krerët 27131100 dhe 27131200 të ligjit nr.8474, datë 14.4.19 99 “Për miratimin e
nomenklaturës dhe të tarifës doganore”, ndryshuar me ligjet nr. 8558, datë 22.12.1999 dhe nr.8712,
datë 15.2.2000, tarifa doganore prej 15 për qind ndryshohet dhe zëvendësohet me tarifën 2 për qind.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3049, datë 5.6.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.