Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT TË RRUGËS KOMBËTARE ELBASAN-LIBRAZHD”

Ligji nr. 8804, datë 17 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8804
Data e miratimit
17 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 35, 18 qershor 2001
Hyn në fuqi
3 korrik 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2001-06-18

L I G J

Nr.8804, datë 17.5.2001

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT TË RRUGËS KOMBËTARE ELBASAN-LIBRAZHD”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim, për projektin e rehabilitimit të Rrugës Kombëtare Elbasan-Librazhd”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3046, datë 5.6.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJE HUAJE

(Projekti i emerGjencës së rehabilitimit të rrugëve

ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane

për rindërtim dhe zhvillim

HYRJE

Ndërsa Banka është krijuar për të siguruar financime për projektet specifike që do të thellojnë tranzicionin drejt ekonomive me orientim tregun e hapur dhe për të nxitur iniciativën private dhe sipërmarrjet në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore me angazhimin për të dhe duke zbatuar parimet e demokracisë shumëpartiake, pluralizmit dhe ekonomisë së tregut;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.