Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE TË ZHVILLIMIT PËR PROJEKTIN E FURNIZIMIT ME UJË TË PIJSHËM DHE PËR KANALIZIMET NË FUSHË-KRUJË DHE PESHKOPI”

Ligji nr. 8799, datë 17 maj 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8799
Data e miratimit
17 maj 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 15 qershor 2001
Hyn në fuqi
30 qershor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2001-06-15

L I G J

Nr.8799, datë 17.5.2001

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE TË ZHVILLIMIT PËR PROJEKTIN E FURNIZIMIT ME UJË TË PIJSHËM DHE PËR KANALIZIMET NË FUSHË-KRUJË DHE PESHKOPI”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Bankës Islamike të Zhvillimit për projektin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe për kanalizimet në Fushë-Krujë dhe Peshkopi”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3041, datë 5.6.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJA E HUASË

MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE BANKËS SË ZHVILLIMIT ISLAMIK PËR PJESËMARRJEN NË FINANCIMIN DHE PËRMIRËSIMIN E UJËSJELLËSIT TË FUSHË - KRUJËS DHE PESHKOPISË

Kjo marrëveshje është bërë me ______/_______/ midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë (më pas i quajtur Huamarrësi) dhe Bankës Islamike të Zhvillimit (më poshtë e refeuar “Bankë”)

NDËRSA

(A) Huamarrësi i ka kërkuar Bankës të ndihmojë në financimin e pjesës së kostos së Projektit të ujësjellësit në Fushë-Krujë dhe Peshkopi siç përshkruhet në Listën II të kësaj marrëveshjeje me përpilimin e Huasë si parashikohet më pas.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.