Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8560, DATË 22.12.1999 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 8710, datë 15 dhjetor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8710
Data e miratimit
15 dhjetor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 31 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
15 janar 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2000-12-31

LIGJ

Nr. 8710, datë 15.12.2000

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8560, DATË 22.12.1999 “PËR PROCEDURAT

TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”

bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 36 shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:

“Organet tatimore rikarakterizojnë transaksionet edhe në rastin kur tatimpaguesit manipulojnë

çmimet e shitjes. Në këtë rast ato marrin për bazë çmimet reale të tregut. Për mallrat e importuara,

çmimet reale të tregut nisen nga çmimet e mallrave të marra parasysh nga organet doganore në çastin e

zhdoganimit të mallrave, shpenzimet pas zhdoganimit dhe normën mesatare të fitimit për degën ose

llojin e veprimtarisë. Këshilli i Ministrave cakton organet, të cilat llogarisin dhe publikojnë çmimet e

tregut, si dhe llogarisin dhe publikojnë normën mesatare të fitimit për degën apo llojin e veprimtarisë.”

Neni 2

Pas nenit 36 shtohet neni 36/1 me këtë përmbajtje:

“Arkëtimet dhe pagesat

Për çdo transaksion shitblerjeje që e kalon vlerën 1 milion lekë, tatimpaguesit, që shesin dhe

ata që blejnë, nuk mund të bëjnë arkëtime ose pagesa me lekë në dorë (cash). Në këtë rast ata janë të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.