PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.12.1994, “MINERAR I SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8830, datë 5 nëntor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8830
- Data e miratimit
- 5 nëntor 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 54, 27 nëntor 2001
- Hyn në fuqi
- 12 dhjetor 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 54, datë 2001-11-27
LIGJ
Nr. 8830, datë 5.11.2001
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7796, DATË 17.12.1994,
“MINERAR I SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetu tës, me propozimin e një
grupi deputetësh
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Pas pikës b) të nenit 69 të ligjit nr.7796, datë 17.12.1994 “Minerar i Shqipërisë” shtohet një
paragraf me këtë përmbajtje:
“Në raste të veçanta, kur afati i dhënies së lejes minerare të shfrytëzimit kërkohet deri në 99
vjet, ministria përkatëse negocion marrëveshjen me lejekërkuesin, miratimin e së cilës e bën Këshilli i
Ministrave.
Kjo marrëveshje hyn në fuqi pasi të miratohet edhe nga Kuvendi.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3153, datë 16.11.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.