Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7564, DATË 19.5.1992, “PËR TË DREJTËN E AUTORIT”

Ligji nr. 8826, datë 5 nëntor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8826
Data e miratimit
5 nëntor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 20 nëntor 2001
Hyn në fuqi
5 dhjetor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2001-11-20

LIGJ

Nr. 8826, datë 5.11.2001

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7564, DATË 19.5.1992,

“PËR TË DREJTËN E AUTORIT”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7564, datë 19.5.1992 “Për të drejtën e autorit”, ndryshuar me ligjet nr.7923, datë 19.4.1995, nr.8594, datë 6.4.2000 dhe nr.8630, datë 3.7.2000 bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në fund të nenit 50 shtohet neni 50/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 50/1

Përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:

a) Përdorimi i pronësisë artistike, nga subjekte fizike dhe juridike, pa lejen e autorit, ose pa kontratë me shoqëritë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve, shqiptarë dhe të huaj, në respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

b) Mospagimi në afat i detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i kontratave ose i autorizimeve midis autorëve shqiptarë ose të huaj ose shoqërisë që mbron të drejtat e tyre, me përdoruesit e pronësisë artistike.”.

Neni 2

Në fund të nenit 50/1 shtohet neni 50/2 me këtë përmbajtje:

“Neni 50/2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.