Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7664, DATË 21.1.1993, “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”

Ligji nr. 8825, datë 5 nëntor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8825
Data e miratimit
5 nëntor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 20 nëntor 2001
Hyn në fuqi
5 dhjetor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2001-11-20

LIGJ

Nr. 8825, datë 5.11.2001

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7664, DATË 21.1.1993,

“PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7664, datë 21.1.1993 “Për mbrojtjen e mjedisit” ndryshuar me ligjin nr.8364, datë

2.7.1998 bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimi “Agjencia Kombëtare e Mjedisit” zëvendës ohet me emërtimin

“Ministria e Mjedisit” dhe emërtimi “Kryetar i Agjencisë Kombët are të Mjedisit” zëvendësohet me

emërtimin “Ministër i Mjedisit”.

Neni 2

Fjalia e fundit e paragrafit të parë të nenit 41 ndryshohet si më poshtë:

“Ministri cakton Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3148, datë 16.11.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.