Ligj

PËR GRUMBULLIMIN, ADMINISTRIMIN DHE RUAJTJEN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR POLICOR

Ligji nr. 8839, datë 22 nëntor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8839
Data e miratimit
22 nëntor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 21 nëntor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2001-11-21

LIGJ

Nr.8839, datë 22.11.2001

PËR GRUMBULLIMIN, ADMINISTRIMIN DHE RUAJTJEN E INFORMACIONIT TË

KLASIFIKUAR POLICOR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ky ligj përcakton rregullat për grumbullimin, administrimin dhe ruajtjen e informacionit të

klasifikuar policor, në shërbim të ruajtjes së rendit dhe të si gurisë publike, si dhe parandalimit dhe

zbulimit të krimeve.

Policia e Shtetit është zotëruese e informacionit të klasifikuar policor dhe e përdor atë duke

respektuar garancitë kushtetuese për lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Neni 2

Në kuptim të këtij ligji, informacion i klasifikuar policor konsiderohen të gjitha aktet,

dokumentet zyrtare, regjistrimet audiovizuale, kompjuterike, si dhe çdo material që ka të dhëna, të

cilat lidhen me veprimtarinë e policisë, në veçanti me:

a) rendin, sigurinë publike dhe me parandalimin e luftën ndaj krimit, me të dhëna që lidhen me

strukturën organike të policisë, të personelit, me veprimtaritë që lidhen me teknikat e gjurmimit

policor dhe të sigurisë publike;

b) shërbimin e ruajtjes së kufirit shtetëror, organizimin dhe kryerjen e operacioneve policore,

si dhe sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore.

Neni 3

Informacioni i klasifikuar policor cilësohet “sekret profesional” dhe klasifikohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.