Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR NDALIMIN E BOMBARDIMEVE TERRORISTE”

Ligji nr. 8836, datë 22 nëntor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8836
Data e miratimit
22 nëntor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 57, 21 nëntor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2001-11-21

LIGJ

Nr.8836, datë 22.11.2001

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR NDALIMIN E BOMBARDIMEVE TERRORISTE”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për ndalimin e bombardimeve terroriste” të 15 dhjetorit 1997.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3171, datë 10.12.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

52164 KONVENTA NDËRKOMBËTARE PËR NDALIMIN E BOMBARDIMEVE TERRORISTE

Asambleja e Përgjithshme

DUKE KUJTUAR rezolutën e saj të datës 4 dhjetor 1994, me anë të të cilit ajo miratoi Deklaratën mbi masat për të eliminuar Terrorizmin Ndërkombëtar dhe rezolutën e saj 51/210 të datës 17 dhjetor 1996

MBASI KANË MARRË PARASYSH, tekstin e projekt Konventës për ndalimin e bombardimeve terroriste të përgatitur nga komiteti Ad Hoc i krijuar me anë të rezolutës të Asamblesë së Përgjithshme 52/210 të datës 17 dhjetor 1996 dhe grupi i punës i Komitetit të Gjashtë.

1. Miraton Konventën Ndërkombëtare të Bombardimeve Terroriste aneksuar rezolutës së tanishme dhe vendos të hapë atë për nënshkrim në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nga 12 janari 1998 deri më 31 dhjetor 1999.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.