Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS PËR NJOHJEN E KUALIFIKIMEVE TË ARSIMIT TË LARTË NË EUROPË” (LISBONË, 1997)

Ligji nr. 8834, datë 22 nëntor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8834
Data e miratimit
22 nëntor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 21 dhjetor 2001
Hyn në fuqi
5 janar 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2001-12-21

LIGJ

Nr.8834, datë 22.11.2001

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS PËR NJOHJEN E KUALIFIKIMEVE TË ARSIMIT TË LARTË NË EUROPË” (LISBONË, 1997)

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Europë” (Lisbonë, 1997).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3169, datë 10.12.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

KONVENTA

PËR NJOHJEN E KUALIFIKIMEVE TË ARSIMIT TË LARTË NË EUROPË

Lisbonë 1997

Palët e pranishme në këtë Konventë:

Të ndërgjegjshme për faktin se e drejta për arsimin është e drejtë e njeriut dhe se arsimi i lartë, që luan një rol të rëndësishëm në marrjen dhe përparimin e dijeve, përbën një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe shkencore, si për individët, ashtu edhe për shoqërinë;

Duke marrë në konsideratë faktin se arsimi i lartë duhet të luajë një rol thelbësor në promovimin e paqes, të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të tolerancës dhe që të kontribuojë në krijimin e besimit të ndërsjellë midis popujve dhe kombeve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.