Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E INVESTIMEVE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË OPEC-UT PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR”

Ligji nr. 8833, datë 22 nëntor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8833
Data e miratimit
22 nëntor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 21 dhjetor 2001
Hyn në fuqi
5 janar 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2001-12-21

LIGJ

Nr.8833, datë 22.11.2001

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E INVESTIMEVE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË OPEC-UT PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3168, datë 10.12.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJE

PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E INVESTIMEVE MIDIS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË OPEC-UT PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR

Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë (Vendi Pritës) dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar (Fondi)

Ndërkohë që vendet anëtare të OPEC-ut, duke qenë të vetëdijshëm për nevojën e solidaritetit midis vendeve në zhvillim dhe duke qenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik midis tyre dhe vendeve të tjera në zhvillim, kanë krijuar Fondin e OPEC-ut për të siguruar mbështetje ekonomike për këto të fundit, përveç kanaleve bilaterale dhe multilaterale nëpërmjet të cilave vendet anëtare të OPEC-ut i japin ndihmë financiare vendeve në zhvillim;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.