Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8711, DATË 15.12.2000

Ligji nr. 8841, datë 11 dhjetor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8841
Data e miratimit
11 dhjetor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 58, 26 dhjetor 2001
Hyn në fuqi
10 janar 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2001-12-26

LIGJ

Nr. 8841, datë 11.12.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, "PËR

TATIMIN MBI TË ARDHURAT", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8711, DATË 15.12.2000

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 155 të Kus htetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat ", ndryshuar me ligjin nr.8711,

datë 15.12.2000, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 2 "Përkufizime" ndryshohet si më poshtë:

"Neni 2

Përkufizime

1) Për qëllim të këtij ligji:

a) emërtimi "tatimpagues " nënkupton çdo person që i nënshtrohet detyrimit të tatimit sip as

këtij ligji;

b) emërtimi "person" nënkupton:

i) një "individ" (person fizik jotregtar sipas Kodit Civil);

ii) një "person fizik" (person fizik tregtar);

iii) një "person juridik" (shoqëri tregtare e themeluar sipas ligjit nr.7638, datë 19.11 .1992 "Për

shoqëritë tregtare", personat e tjerë juridikë të themeluar sipas Kodit Civil, të cilët ushtrojnë veprimtari

fitimprurëse në Republikën e Shqipërisë, si dhe personat e tjerë juridikë të themeluar ose të njohur si të

tillë me ligje të veçanta);

iv) një "ortakëri ", si bashkim personash, fizikë dhe juridikë, për të kryer një ve primtari të

përkohshme, të përbashkët me qëllim fitimi, që nuk krijohet si person juridik më vete në format e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.